Braho kundërshton emërimin e Hysenit: Në krye të SHISH duhet shtetas i Shqipërisë

5 Prill 2023 | 16:37

Ish-deputeti Sparatak Braho i ftuar në Euronews Albania tha se në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit duhej të ishte një shtetas shqiptar.

Ai i ka uruar punë të mbarë Vlora Hysenit, por është shprehur se e kundërshton emërimin e saj në krye të SHISH për shkak të poarametrave ligjor.

“Unë pata një prononcim ligjor në të cilin e kundërshtoj emërimin për shkak të parametrave ligjor që unë sot e kësaj dite mbaj qendrimin, Shefi i shërbimit Informativ  duhet të jetë shqiptar 24 karatë. është shef i shërbimit, janë të gjitha sekretet.

Vendin duhet ta dojë me shpirt. Ajo mund të jetë vajzë, grua shumë e mirë, por thonë se është edhe shtetase kosovare edhe shtetase shqiptare.

Ligji thotë fjalë për fjalë që shefi i zbulimit duhet të jetë shtetas shqiptar. Është ecur me logjikën që deri sa është shtetas shqiptar edhe shtetasit kosovarë nuk përjashtohen. Do e shikojmë në punë e sipër, i urojmë punë të mbarë”,-tha Spartak Braho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024