Nuk ngelni shtatzënë për 12 muaj? Duhet të shkoni patjetër tek mjeku si çift

6 Prill 2023 | 07:57

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 4 prill, 1 në 6 persona në mbarë botën përballen me probleme steriliteti.

Gjinekologia Edlira Bylykbashi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kur një çift që ka jetë të rregullt seksuale dhe nuk mundet të ngjizë dot një fëmijë brenda 12 muajve duhet të shkojnë patjetër tek gjinekologu.

“Kur çifti ka 12 muaj jetë seksuale dhe nuk arrin të lindë fëmijë është infertilitet dhe kur nuk arrin asnjëherë të lindë fëmijë është sterilitet. Nëse një çift nën 35 vjeç, brenda 12 muajve nuk ngel shtatzënë është arsye për konsulta me mjekë gjinekologë dhe andrologë por jo se nuk mbetet shtatzënë, nuk do të thotë se nuk do riprodhohesh më. Paraqitesh te mjeku për të gjetur shkakun e kësaj situate”, tha mjekja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024