Nëna lind fëmijën me spermën e djalit të vdekur, Linda Pano: Ky është incest

7 Prill 2023 | 08:17

Linda Pano tha në “Good Morning Albania”, se nëse një nënë përdor materialin gjenetik të djalit të saj për të sjellë në jetë një fëmijë është njësoj si të ketë kryer incest.

Duke iu referuar rastit të aktores spanjolle 68-vjeçare Ana Obregon e cila me anë të një nënë surrogate solli në jetë vajzën e djalit të saj të vdekur, duke përdorur spermatozoidet e ngrira të tij, Pano tha se kjo i tejkalon kufijtë e moralit dhe se vajza e vogël do ketë shumë vështirësi  në jetë.

“Ideja është që ajo  mban në barkun e saj spermatozoitet e djalit të saj. Nuk është kryer akti seksual, por në fund fare rezultati i aktit seksual ky është. A është dashuria e një nënë për djalin? Po çfarë benefitesh do kishte djali i saj? Ai ka vdekur. Të përdorësh  materialin gjenetik të djalit tënd për të prodhuar djalin tënd i tejkalon kufijtë e moralit. Ajo vajzë e vogël do ketë shumë vështirësi në jetë”,tha për Euronews  Albania Linda Pano nga koalicioni shqiptar “Pro familjes dhe jetës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024