Rritja e pagave në prag fushate? Rama: Tani kishim mundësi, tani e bëmë
Kreu i qeverisë Edi Rama, tha se rritja e pagave u bë në bazë të mundësisë, kur u pyet se përse pagat nuk u rritën më parë por tani që është prag fushate.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se nuk kanë nevojë që të bëjnë fushatë për të fituar zgjedhjet ndërsa shtoi se një pjesë të fondeve që u janë dhënë për fushatë do të mbjellin pemë.
“Rritja e pagave nuk është sipas dëshirës dhe as sipas kalendarëve elektoral, por është sipas mundësive. Kjo është koha që janë krijuar mundësitë dhe nuk ka lidhje me fushatën elektorale. Ne nuk kemi nevojë të rrisim pagat për të fituar zgjedhjet. Ne në këtë fushatë do të mbjellim pemë me një pjesë të fondeve të fushatës elektorale. Të lëmë pas fushatës mbrapa mijëra pemë, në vend që të mërzisim njerëzit me përplasje”- tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër