Papa puth këmbët e të burgosurve: Të gjithë bëjmë gabime

7 Prill 2023 | 15:46

Papa Françesku ka vizituar një burg për të mitur në Itali, si pjesë e ceremonive të Pashkëve.

Në vigjilje të festës së pashkëve Papa Françesku vizitoi të enjten institucionin në Casal del Marmo, në periferi të Romës. Në takimin me të miturit Papa kreu i ritin e larjes dhe puthjes së këmbëve të të dënuarve.

Teksa kryente ritualin e larjes së këmbëve 12 të burgosurve, ai u shpreh se secili prej nesh “mund të rrëshqasë” dhe se të gjithë bëjmë gabime. Pjesë e të përzgjedhurve ishin një djalë nga Rusia, një mysliman nga Senega, një kroat dhe një rumun, të grupmoshave të ndryshme, nga të mitur deri tek të rinj në 25 vjeç.

Ky gjest i Papës është vlerësuar nga të gjithë dhe për faktin që gjendja e tij shëndetësore nuk ishte fort e mirë. Ai mbërriti në një karrocë me rrota, duke pasur të nevojshëm dhe përdorimin e një bastuni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026