Berisha paralajmëron Kim: Ndërhyrja në fushatë shkelje ligji në Shqipëri dhe SHBA
Deklaratave të ambasadores së SHBA të Yuri Kim se të sanksionuarit për korrupsion nuk mund ta luftojnë korrupsionin, Sali Berisha iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë.
“E paralajmëroj se ndërhyrja në zgjedhje është krim elektoral edhe në vendin e saj edhe në vendin tim”, tha Berisha.
Duke komentuar fushatën, Berisha bëri një krahasim të situatës së kësaj pranë vere me atë të vitit 1992.
“Unë nuk di asnjë bashki të vetme që koalicioni “Bashkë fitojmë” nuk ndihet fitimtar, një optimizëm i paparë dhe epërsi morale e padiskutueshme. Pra, mund të bëjmë fjalë për një pranverë si të 92”, u shpreh Berisha.
Gjatë këtij komunikimi me gazetarët ish-kryeministri komentoi edhe drejtuesen e misionit të ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, me të cilën në të shkuarën e tij ka pasur përplasje shumë të forta.
“Nuk ka as dashuri, as armiqësi të përjetshme. Në këtë kontekst ato që kam pasur për zgjedhjet e ‘96 kaloi, tani i afrohen 30 vjetëve. Ajo që mund të them është që Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë profesional”, u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta