“Kurti të flejë i qetë”, Abazoviç: Nuk do ndryshojë raporti me Kosovën
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i është përgjigjur deklaratës që ka dhënë para disa ditëve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.
Kurti është shprehur i shqetësuar nëse fiton Milatoviç, pasi sipas tij në këtë formë do të hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez.
Në lidhje me këtë Abazoviç theksoi se Kurti duhet të flejë rehat dhe se nuk ka nevojë të shqetësohet askush për të ardhmen e Malit të Zi.
“Kam një respekt të jashtëzakonshëm për kryeministrin e Kosovës, por mendoj se çdokush ka probleme edhe në shtëpi të vet dhe për Mal të Zi nuk ka nevojë të shqetr askush përveç nesh. Nuk kam qejf të krijojë një keqkuptim, por mendoj se çdokush mund të flejë rehat sa i përket Malit të Zi. Mali i Zi tani e dy vite është duke bërë rezultate të mira, është duke shkuar në drejtim të duhur edhe sa i përket sundimit të ligjit, drejtësisë dhe ekonomisë. Nëse ne flemë mirë në Mal të Zi, atëherë nuk ka nevojë askush të jetë i brengosur në rajon. Ne jemi një shtet shumë paqësor dhe do të mundohemi edhe në të ardhmen të merremi me këto çështje. Nuk ka të bëjë kjo me kryeministrin e Kosovës, por me disa deklarata që kanë ardhur nga shumë politikan nga rajoni”, theksoi Abazoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët