A do të rriten rrogat në privat? Ministrja: Absolutisht që do t’i tërheqim

7 Prill 2023 | 19:22

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë tha në një intervistë për Euronews Albania se rritja e pagës mesatare në 900 euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 38 miliardë lekë në vit.

Ibrahimaj u shpreh se ky është një vendim nga i cili do të preket pa diskutim edhe sektori privat.

“I vetmi instrument që ka qeveria në dorë për të ndikuar në sektorin privat është rritja e pagës minimale. Historia ka treguar se me rritjen e pagës minimale ka pasur një rritje edhe të pagës mesatare. Rritja e pagës mesatare në sektorin publik do të ndikojë edhe në rritjen e pagës mesatare ne sektorin privat pasi sektori publik do të jetë në konkurrencë me atë privat”, tha ministrja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023