Fermeri Çakalli: Jo gjithmonë në portal është çmimi real i produktit

10 Prill 2023 | 08:52

Të premten Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca prezantuan në Tiranë, Portalin e Fermerit.

Fermeri Alban Çakalli tha për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se jo gjithmonë në portal është çmimi real i produktit.

“Deri tani, para se të hapej portali, kemi informuar fermerët për abuzimet që bëjnë pikat e mëdha tregtare në lidhje me çmimet që ua blejnë fermerëve dhe kjo është diçka që ne e kemi kërkuar gjithmonë. Është shumë vonë në fakt, edhe ajo çfarë është bërë nuk është portal i plotësuar plotësisht. Besoj që do të plotësohet në vazhdim, por ajo që më lind dyshimi është se me çfarë baze dhe kush i vendos këto çmime? Duhen disa rregulla ligjore që çmimet të përcaktohen duke ditur dhe kostot që kanë fermerët dhe në bazë të atij çmimi të vendosen dhe çmimet e shumicës,” – deklaroi Çakalli.

Portali i Fermerit është një tjetër produkt i revolucionit digjital, që mundëson informacion në kohë reale mbi tregjet, çmimet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentet e financimit, kujdesin veterinar, ofertën e farmacive bujqësore, tipologjinë e grumbulluesve, mundësitë e tokave me qira, legjislacionin në fuqi e shumë informacione të tjera, duke iu bërë krah fermerit në jetën e tij të përditshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024