Sipërmarrësi: Pse 1 litër qumësht kushton më shumë në Shqipëri se sa në Francë
Ervin Resuli, kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit tha në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kostot e larta të lëndës së parë përcaktojnë çmimin e lartë të produkteve bujqësore dhe blegtorale në Shqipëri.
Sipas tij, 1 kg qepë apo 1 kg qumësht kushton më shtrenjtë në Shqipëri se në Francë pasi mbështetja e fermerit tek ne është minimale.
“1 litër qumësht kushton më shtrenjtë në Shqipëri se në Francë pasi kostot e lëndë së parë në Shqipëri janë shumë të larta, që nga çmimi i naftës, lëndët e para, drithërat për blegtorinë. Një sërë elementësh bëjnë që kostoja e prodhimit të një kilogrami produkt bujqësor apo blegtoral të shkojë në nivelin e Francës, ku fermeri mbështetet në mënyrë periodike prej shumë vitesh. Kjo fashë njerëzish duhet të jetë e mbështetur nga shteti pasi prodhojnë pjesën më të madhe të ushqimeve që konsumohet në qytet. Sasia e parave në dispozicion të fermerëve nuk e japin impaktin e uljes së çmimit të lëndës së parë”, tha Resuli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë