Parashikimi i motit: Vijojnë reshjet, rriten temperaturat

10 Prill 2023 | 09:52

Vranësirat do të vijojnë me reshjet e herëpashershme dhe borën në zonat malore. Kështu bëri me dije Hakil Osmani nga Meteoalb.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se moti do të përmirësohet nga e marta e në vijim.

“Më pas, e premtja në pjesën tjetër të ditës dhe gjatë fundjavës, parashikohet të kemi shpeshtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë edhe reshje. Vetëm në zonat e thella malore parashikohet të ketë sërish rënie të flokëve të borës,” – u shpreh Osmani.

Temperaturat do të pësojnë rritje nga e marta e në vijim me vlerat maksimale që mund të shkojnë deri në 22 gradë Celcius. Një rënie me 2-3 gradë pritet gjatë fundjavës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026