“I përngjan një holokausti”, përkujtohet në Bllacë largimi i 500 mijë shqiptarëve

10 Prill 2023 | 15:42

Në Hanin e Elezit është shënuar 24 vjetori i eksodit masiv të kosovarëve nga vatrat e tyre për në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, tha se në këtë vend buron shtetësia e Kosovës.

“Shqiptarët kanë pësuar shumë keq ndër shekuj dhe kufijtë e tyre tronditje. Por, me luftën e UÇK-së dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, Kosova e fitoi lirinë. Prerja historike ka ndodhur pikërisht në këtë vend ku makineria serbe shpërnguli 500 mijë shqiptarë. Janë pikërisht ngjarjet e Bllacës të prillit të vitit 1999 që kanë bërë që bashkësia ndërkombëtare të jetë afër shqiptarëve”- tha Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të shqiptarëve.

Ndërsa, Mehmet Prishtina nga Fondacioni Hasan Prishtina, tha se kthehet çdo vit këtu për ta kujtuar ato ditë të rënda për Kosovën.

“Uroj që shteti jonë t’i kthejë sytë kah kjo qendër e gjenocidit, një nismë që ka nisur nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe porosia jonë është që të gjitha iniciativat e tilla të fokusohen në bashkëpunim sa më të ngushtë që vlerat tona, vuajtjet tona të çimentohen dhe një ditë në këtë qendër të krijohet një muze. Këtu ka pasur lindje, këtu ka pasur martesa, këtu ka pasur vdekje dhe është një vend i shenjtë për kombin tonë”- tha ai.

Kreu i kësaj komune, Mehmet Ballazhi, e krahasoi Bllacën me holokaustin.

“Jemi këtu për ta kujtuar masakrën serbe ndaj popullit shqiptar. Ky vend i përngjan një holokausti. Jam i hapur për bashkëpunim që ta ndërtojmë këtu një qendër përkujtimore. I bëj ftesë Qeverisë që ta marrë parasysh këtë kërkesë”- theksoi ai.

Nga të gjithë të pranishmit u kërkua nga dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e RMV që në Bllace të ngrihet një qendër memorialë që do të mbante gjallë atë që ndodhi gjatë luftës, eksodin e shqiptarëve, por edhe mikpritjen e RMV.

Me këtë rast, Shoqata për Kthimin e Shqiptareve të Shpërngulur nga Trojet e Veta do të ndajë çmimin “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që kanë ndihmuar refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës të vitit 1998-99.

Po ashtu, do të hapet një ekspozitë me 24 fotografi të “Eksodit’ 99” nga Bllaca, Stenkoci dhe Çegran.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026