Maratona e gjelbër në Berat, pjesëmarrës adoleshente dhe pensionistë
Berati priti të dielën qindra sportdashës që morën pjesë në edicionin e parë të maratonës së gjelbër, që kishte synim promovimin e qytetit.
Më shumë se 200 pjesëmarrës u bënë bashkë për të vrapuar në rrugët e qytetit. Përveç sportistëve shqiptarë, kishte edhe të huaj.
Aktiviteti u shtri thuajse në të gjithë rrugët e qytetit, ku veç maratonës, pjesëmarrës në disa gara ishin dhe fëmijët dhe të rinjtë. Në këtë garë morën pjesë nga mosha 18 deri 68-vjeçare. Maratona u mbyll në mesditë, ku u shpërndanë edhe medalje dhe trofe për fituesit.
Vendin e parë e zuri atleti rus ndërsa vendin e dytë e mori atleti i Tiranës dhe të tretin atleti nga Kosova që garonte për Elbasanin.
Atletja shqiptare Luiza Gega triumfoi në garën 21 km për femra. Pas marrjes së medaljes, ajo tregoi edhe objektivat e saj për të ardhmen.
“Erdha këtu për ta shijuar dhe e kam shijuar pa fund, ajo që më gëzon është që kisha njerëz që gjatë gjithë rrugës që më njihnin më duartrokisnin dhe kjo më jepte kënaqësi dhe ndjesi tjetër.
Kjo është arsyeja që unë erdha të vrapoj në maratonën e Beratit erdha ta shijoj atë dhe e shijova se për momentin objektivat e mi janë në arenën ndërkombëtare, por që me gëzon pa masë kur shoh dhe qytetet e vendin tim që kanë filluar të organizojnë maratona qoftë edhe në këto dimensione dhe në këtë fokus e detaje.
Çdo gjë është shumë ok, jam e bindur që vitin tjetër do ketë edhe më shumë pjesëmarrës sepse jam e sigurt që gjithashtu si unë kanë pas një feed-back pozitiv për këtë”,-tha Luiza Gega, atlete
Pjesë e maratonës ishin edhe garues nga rreth 15 vende të botës, gjë e cila pritet të ndikojë edhe në promovimin e Beratit. Me një angazhim të fortë për ruajtjen e mjedisit, Maratona e Gjelbër feston bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Beratit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut