“Je i Ramës”, Bejko-Berishës: Bolshevik, ke shkelur dinjitetin e njerëzve

10 Prill 2023 | 22:03

Sali Berisha në një deklaratë ka  thënë se çdo kandidat tjetër që kandidon për bashkinë e Tiranës veç Belind Këlliçit është kandidat  i Ramës. I ftuar në emisionin “Noë”, kandidati i PD Roland Bejko.

“Kur doktor Sali Berisha e thotë edhe për Roland Bejkon që është kandidat i Ramës, përfundimisht jam i bindur që kam qenë në rrugën e drejtë një vit e gjysmë. e dini pse? Sepse ky është punizmi, ku është bolshevizmi dhe kjo  më ka dhënë të drejtë në qëndrimet e mia.

Unë i kam qëndruar Sali Berishës dhe Partisë Demokratike në ’90 kam qenë një nga organizatorët. Në ’97 i vura krahët partisë demokratike në Gjirokastër dhe e bëmë Partinë Demokratike fituese. Në 2014 e lash Tiranën, isha pedagog në universitet e paguehesha shumë mirë , por punova vullnetar për të ndihmuar Partinë Demokratike të ringrihej.

Baza e Partisë Demokratike e Gjirokastrës nxirrte Roland Bejkon për të qenë i pari në qarkun e Gjirokastës dy herë, ndërsa Sali Berisha bashkë me Lulzim Bashën kanë vendosur dikë tjetër, njeriun e tyre. Këta kanë vrarë karriera dhe kanë shkelur dinjitetin e tyre pa u menduar gjatë. Merr sëpatën e pre kokë, e pre  karriera”,-tha Roland Bejko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026