Dhuna në shkolla ka qenë gjithmonë, por tani po raportohet. Mësuesja tregon shkaqet
Mësuesja Merita Avdyli, e ftuar në “Good Morning Albanians”, tha se gjithmonë ka ekzistuar dhuna në ambientet e shkollave, por tani po raportohet më shumë.
Sipas saj, agresiviteti i shfaqur si nga nxënësi ashtu edhe nga mësuesi është vetëm maja e ajsbergut, pasi janë faktorë të tjerë të brendshëm ata që e shkaktojnë këtë sjellje të tyre.
“Shpesh herë lind pyetja se pse këto incidente janë në rritje. Ndoshta tani po raportohen më shumë. Nuk është se nuk kanë qenë aty më parë, por tani po raportohen më shumë. Si mësuesit edhe nxënësit meritojnë të ndihen të sigurt kur shkojnë në shkollë.
Sjellja argresive e treguar në shkollë si ndaj mësuesit edhe ndaj nxënësit, është vetëm maja e ajsbergut. Ka shumë faktorë në thellësi që shkaktojnë këtë sjellje. Ne si krijesa njerëzore, 95% të sjelljeve të shprehjes sonë vjen nga gjendja jonë emocionale e brendshme, pra si ndihemi ne. Sjellja është komunikim. Nëse ky mësues dhe ky nxënës sillen në mënyrë agresive duhen gjetur faktorët”, tha për Euronews Albania mësuesja Merita Avdyli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mësuesja shqiptare në Londër: Këtu mësuesit sillen 2-fish më keq se nxënësit
- “The Handke Project”, performanca për shkrimtarin që përmbys faktet e luftërave
- 1 në 10 mësues në Britani, është sulmuar fizikisht nga nxënësi
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës