Shpërthimi në Vaun e Dejës, flasin fqinjët: E kujtuam tërmet, s’jemi të sigurt

11 Prill 2023 | 12:58

Kamera e Euronews Albania ka qenë këtë të martë në banesën e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, ndaj të cilit u bë një atentat me eksploziv sapo hyri në automjetin e tij.

Në një prononcim për Euronews, fqinjët deklarojnë se ndihen të frikësuar si pasojë e asaj që ndodhi, pasi në të ardhmen mund të ketë edhe ngjarje më të rënda.

Fqinji tha se Bernard Ndreca nuk ka konflikte me njeri dhe se shpërthimi mund të ketë të bëjë me angazhimin e tij në politikë.

“Ishte nusja këtu jashtë kur ka ndodhur shpërthimi dhe pa që doli tym nga makina. Në kujtuam se ishte tërmet, por e kuptuam kur dolëm jashtë. Ky s’ka pas konflikte më askënd, ka punuar në punën e vetë. Ndoshta janë bindjet politike që mund të ketë ndodhur kjo punë.

Normal jemi frikësuar, jashtë ishte gruaja dhe fëmijët që po shkonin në shkollë. U trembën por fëmijët ikën në shkollë. Të jesh në punën tënde dhe në shtëpinë tënde dhe normal kur ndodhin ngjarje të tilla ke frikë. Se sot ndodhi kjo dhe nesër mund të ndodhë diçka më e madhe”, tha fqinji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026