Ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari në Kapshticë
Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, është arrestuar ditën e sotme në Kapshticë.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu S. L., 21 vjeç, banues në Maliq.
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Nga tërësia e veprimeve rezulton se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë (të arrestuar e proceduar gjatë episodeve të operacionit “Perimetri” gjatë vitit 2022) në 4 raste gjatë vitit 2022, ka tentuar për të ndihmuar, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, dhjetra shtetas të huaj nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtein grek, të cilët janë bllokuar nga shërbimet e Policisë, gjatë operacioneve policore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve