U kap me 8 pistoleta në furgon, lihet në burg Kaloshi, çfarë deklaroi në Gjykatë

12 Prill 2023 | 12:17

Jetmir Kaloshi, i cili u kap me 8 pistoleta pak ditë më parë në një furgon, të cilat kishin destinacion trafikimin drejt Anglisë, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se para togave të zeza ai ka thënë se nuk ka lidhje fare me armët, dhe pasi këto të fundit të dorëzoheshin në Itali do të kthehej sërish në vendin tonë.

Ndër të tjera Kaloshi ka deklaruar se nuk posedon vizë në Britaninë e Madhe.

“Unë jam shofer, nuk kam lidhje fare me materialet. Do i dorëzoja në Itali dhe pastaj do të kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe”- ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026