Rama me këngë tallava në fushatë, Ngjela: Po tallet se e ka të sigurt fitoren

12 Prill 2023 | 15:27

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se është për të qeshur sjellja e Ramës përkundrejt opozitës.

Sipas tij, kryeministri aktual e ka të sigurt fitoren pasi Sali Berisha e ka sjellë në një gjendje PD-në që s’përbën më rrezik për partinë në pushtet.

“Ku fitojnë dot ata?! Ai është në fushatë dhe iu thotë këtyre se nuk njoh kundërshtar. Tallet ai, dhe në këtë gjendje që janë ata ka të drejtë. Saliu e katandisi. Saliu në vend që të gjente një burrë shteti e ta vinte me forcat e tij të drejtonte dhe të grumbullonte gjithë PD-në dhe të dilte në zgjedhje deri në zgrip, kush do fitonte, bën manovra për t’i shpëtuar non gratës.

S’i shpëtohet non gratës me 3 sallat e tua të mbledhjeve dhe çarjen e Partisë Demokratike. Nuk i shpëton dot non gratës, ajo është politikë e lartë amerikane,” – deklaroi Ngjela.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024