Terapistja: Shqiptarët edhe në Amerikë kanë turp të flasin për shëndetin mendor
Terapistja Entela Kaba tha për “Good Morning Albanians” se shqiptarët vazhdojnë të kenë turp të flasin për shëndetin mendor. Ajo madje është shprehur se kjo gjë vihet re edhe në komunitetin shqiptar në Amerikë.
ajo ka shtuar se ka vënë re se janë burrat ata që e kanë më të vështirë të kërkojnë ndihmë për shëndetin mendor, pasi vazhdojnë ta konsiderojnë terapinë psikologjike si ‘turp’.
“Stigma në komunitetin tonë, parandalon kërkimin e ndihmës. Është turpi që fëmija jonë, apo burri apo gruaja, ka vrarë veten. Ka edhe komunitete të tjera të cilat preken nga stigma, por shqiptarët e ka në shumë të theksuar stigmën kur vjen puna te shëndeti mendor. Është puna se në rast se ti shkon te terapisti apo po kërkove ndihmë, ti nuk je i aftë mendërisht.
Është pak më ndryshe me amerikanët që po tregojnë më shumë përpjekjen për të ardhur në terapi. Pas covid, terapitë janë shtuar. Por komuniteti shqiptar, disa familje integrohen shumë shpejtë, por integrimi është shumë individual. Ne jemi një komunitet shumë i madh dhe i lidhur me njëri-tjetrin, ne nuk shikojmë shumë jashtë kulturës sonë”,-tha terapistja Entela Kaba.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet