“Bëjmë detyrat në shkollë”, mësuesit: Numër i paktë nxënësish, preferojnë kurset
“Bëjmë detyrat në shkollë” ka për qëllim ndihmën e dhënë për nxënësit, pas përfundimit të orëve mësimore.
Së bashku me mësuesit e shkollës përkatëse, ata pas procesit mësimor do konsumojnë ushqimin, më pas do zhvillojnë aktivitete argëtuese dhe më pas do rikthehen në klasë për të bërë detyrat e shtëpisë.
Në shkollën “Kosova” janë rreth 70 nxënës që i janë bashkuar këtij projekti.
“Po bëj detyrat e matematikës, më pëlqen më shumë këtu sepse më ndihmon mësuesja”, thotë një nxënëse.
Megjithatë, mësuesit shprehen se krahasuar me numrin e nxënësve që ka kjo shkollë, fëmijët e përfshirë janë të paktë.
“Ne aq, tre klasa jemi që praktikojmë projektin. Duhet të jetë dhe më i madh. Ne u bëjmë thirrje prindërve që të tregojnë më tepër interes dhe dëshirë që nxënësit të rrinë të bëjnë detyrat”, thotw Mjaftore Mullaraj, mësuese.
Ndjekja e kurseve private nga nxënësit, është një tjetër problem që mësuesit në shkolla hasin. Ata ngrenë shqetësimin që fëmijëve në kurse private u mungon socializmi dhe mësimi në grup.
Pjesë e projektit, “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, në të gjithë vendin, janë 290 shkolla, ndërsa kjo praktikë zhvillohet nga klasa e parë deri në të pestën.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)