Eksperti: Korça dhe Gjirokastra prodhojnë qumështin më të mirë në Shqipëri

14 Prill 2023 | 08:42

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se Korça dhe Gjirokastra prodhojnë qumështin më të mirë në Shqipëri.

Ndërkohë, ai sqaroi se qumështi që blihet në dyqan është më i mirë se ai që merret nga fshatarët sepse është i nevojshëm përpunimi.

“Korça, Gjirokastra prodhojnë qumësht të mirë sepse është vend i ftohtë dhe ushqimi bëhet më ngadalë. Rendimenti është më pak i madh. Prapë, varet nga lloji i tufës që ke. Për shembull, djathi i Libohovës, janë nënprodukte të qumështit që japin cilësi shumë më të mirë,” – u shpreh Sinani.

Ka disa studime që tregojnë se qumështi mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Njerëzit nuk duhet të pinë qumështin e kafshëve, veçanërisht pas moshës së ushqyerjes me gji (pas foshnjërisë). Trupi i njeriut zakonisht fillon të humbasë aftësinë e tij për të tretur laktozën pas foshnjërisë në një proces të njohur si malabsorbimi i laktozës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024