Qumësht pa hormone? Eksperti Sinani tregon pse është e pamundur të prodhohet

14 Prill 2023 | 08:48

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se qumështi ka hormone për shkak të injektimeve të ndryshme që i bëhen lopëve.

Sipas tij është e pamundur që të prodhohet qumësht pa hormone.

“Lopës kur sëmuret i bëjnë antibiotikë. Kur themi hormone janë dhe antibiotikët dhe këto e japin direkt në qumësht. Puna e parë që bëjnë teknologët për të marrë qumështin është të pyesin nëse lopës i janë bërë antibiotikë. Nëse lopa ka marrë antibiotikë detyrimisht edhe me qumështin duhet vepruar ndryshe,” – u shpreh Sinani.

Ka disa studime që tregojnë se qumështi mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Njerëzit nuk duhet të pinë qumështin e kafshëve, veçanërisht pas moshës së ushqyerjes me gji (pas foshnjërisë). Trupi i njeriut zakonisht fillon të humbasë aftësinë e tij për të tretur laktozën pas foshnjërisë në një proces të njohur si malabsorbimi i laktozës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024