“Aleatët duan korrektësi”, Alibeaj: Qeveria do marrë haraçin për ndikim në zgjedhje

14 Prill 2023 | 11:54

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë për Euronews Albania se ka një vëmendje të përqendruar të partnerëve ndërkombëtarë për korrektësinë dhe rregullin e zgjedhjeve të 14 majit.

“Me të gjitha kërkesat që kanë bërë për çështje të pastërtisë së kandidatëve, të mos përfshirjes së administratës, mos përdorimit të të dhënave personale e me radhë, që tani që flasim bashkë, kam përshtypjen se nota për këto zgjedhje është jo kaluese dhe barra për to është për qeverinë. Besoj se do të marrin haraçin e tyre,” – u shpreh Alibeaj.

Sipas tij, mënyra e vetme për të dalë nga “regjimi i Edi Ramës” është oferta për një parti ndryshe.

“Si ishte Partia Demokratike e 32 viteve më parë? Ishte totalisht ndryshe nga këneta e Partisë së Punës dhe Partisë Komuniste dhe ishte ajo mënyrë e të shfaqurit me njerëz të qytetëruar, me njerëz që flasin e nuk bërtasin, që arsyetojnë e nuk shajnë, që distancohen nga hijet e korrupsionit dhe kjo është mënyra se si ti mund të krijosh besueshmërinë te të paktën 50% e elektoratit që refuzon secilin prej përfaqësuesve të vjetër të politikës,” – tha Alibeaj.

Kryetari i komanduar i PD-së shtoi gjithashtu dhe mbështetjen e partnerëve euro-atlantikë për të përkufizuar formën se si mendon që mund t’i kundërvihesh çfarëdolloj regjimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026