Osmani pret sot Abazoviçin, kryeministri malazez e mbyll vizitën në Pejë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë në takim këtë të shtunë kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Sipas njoftimit të presidencës, takimi pritet të nisë në ora 10:00.
Mediat do të lejohen të marrin pamje nga pritja para ndërtesës së Kuvendit, dhe më pas pamje do të ketë edhe në fillim të takimit.
Abazoviç është duke qëndruar për vizitë në Kosovë ndërsa sot pritet ta mbyllë të njëjtën në qytetin e Pejës.
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri do të presë në takim Abazoviqin në ora 15:40.
Pas takimit në zyrë së bashku do të vizitojnë projektin IPA ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, si dhe në ora 16:15 do të vizitojnë Muzeun e Pejës.
Gjatë së premtes, Abazoviç pati takim me kryeministrin Albin Kurti ku u nënshkrua edhe një marrëveshje për shërbime ajrore mes dy vendeve.
Gjithashtu Abazoviç pati takime me krerët e partive opozitare si dhe vizitoi disa universitete e shoqata biznesesh private.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut