Kosova dhe Mali i Zi më afër, Abazoviç: Marrëveshje për shërbimet ajrore

14 Prill 2023 | 16:54

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për shërbime ajrore, që mundëson reduktimin e kohës së udhëtimeve dhe synon të ulë çmimet e biletave për udhëtarët.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë gjatë vizitës në Kosovë të kryeministrit me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Të dy kryeministrat dolën në një komunikim për mediat. Kurti u shpreh se marrëveshja mundëson që korridoret ekzistuese ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi, që deri më tani janë shfrytëzuar për fluturime ushtarake të NATO-s, të përdoren edhe për aviacionin civil.

Marrëveshja që nënshkruam sot ofron mundësi të reja të zhvillimit të aviacionit civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e të kohës së fluturimit për 15 minuta. Një kompani ajrore, që ka fluturuar katër herë në ditë, me këtë marrëveshje lehtësisht mund ta shtojë edhe një fluturim. Pastaj, zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme si dhe ul koston e fluturimeve, që ndikojnë në çmim të biletave për udhëtarët”,

Abazoviç u shpreh se kjo marrëveshje përmirëson atmosferën rajonale.

“Ideja jonë ishte që të krijonim një qasje më të lehtë për qytetarët e të dyja vendeve. Nëse krijojmë një mobilitet, një qasje më të lehtë edhe shkëmbimi i mallrave, njerëzve edhe bizneseve do të jetë shumë më intensiv dhe kjo do të krijojë një atmosferë shumë më të mirë rajonale”, tha Abazoviç.

Gjatë konferencës së përbashkët për media, Abazoviç tha se shteti i tij do të përkrahë Kosovën në aplikimet për anëtarësim në organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë dhe theksoi se pavarësisht se ka pasur “disa procese politike” në shtetin e tij, politika zyrtare e Malit të Zi karshi Kosovës nuk do të ndryshojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026