Abazoviç merr pjesë në hapjen e fabrikës ruse në Nikshiq
Në Nikshiq është hapur fabrika e vodkës Beluga, ku më shumë se 200 punëtorë tashmë janë të punësuar në prodhim, administrim dhe logjistikë.
Fabrika u hap nga kryeministri me mandat teknik Dritan Abazoviq dhe Alexander Machetin, investitor dhe themelues i kompanisë nga Rusia “Noblewood Adriatic”, shkruan REL.
Hapja e fabrikës ruse në Mal të Zi, në kohën kur Rusia është nën sanksione për shkak të agresionit kundër Ukrainës, nuk është e kontestueshme për kryeministrin Abazoviç.
“Fakti se Rusia është nën sanksione nuk do të thotë se të gjitha kompanitë dhe banorët e tyre janë nën sanksione. Ekziston lista e kompanive dhe individëve që janë nën sanksione. Ne kemi edhe turistë rusë në Mal të Zi. Ne nuk mund t’i ndalojmë ata që nuk janë nën sanksione të hyjnë ose të bëjnë biznes në Mal të Zi”, tha Abazoviç.
Prodhuesi rus i alkoolit “Beluga Group” bleu një pjesë të kompanisë “Neksan” në Nikshiq të biznesmenit kontrovers Miodrag Daka Davidoviç, në gusht të vitit të kaluar kur ishte paralajmëruar një investim prej 50 milionë eurosh.
Pronari i kompanisë “Neksan”, biznesmeni Miodrag Davidoviç është një nga donatorët më të mëdhenj të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Ai është ish-shef i policisë së Nikshiqit dhe bashkëpunëtor i të burgosurit të Hagës Radovan Karaxhiç, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.
Në gusht të vitit 2022, qeveria e Malit të Zi i tha radios “Evropa e Lirë” se biznesmeni Alexander Mechetin nuk është në listën e qytetarëve rusë që i nënshtrohen sanksioneve të vendosura ndaj atij vendi.
Sipas gazetës “Pobjeda”, qeveria ukrainase u bëri thirrje shteteve që të vendosin sanksione ndaj Mechetinit për mbështetjen e Rusisë përmes bankës kreditore Royal, pronari i vërtetë i së cilës është ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane