Sot kremtohet Pashka, besimtarët ortodoksë festojnë ngjalljen e Krishtit

16 Prill 2023 | 08:47

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkët. Në mesnatë, është mbajtur mesha në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në kryeqytet.

Edhe në Korçë, mijëra besimtarë të krishterë kanë festuar ringjalljen e Krishtit në sheshin e katedrales së Korçës.

Ishte Imzot Joan Pelushi ai që drejtoi meshën e rëndësishme kishtare këtë mbrëmje, ndërsa ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë pati dhe një spektakël fishekzjarrësh, duke dhuruar një pamje mahnitëse.

Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe kanë shpërndarë dritën me njeri tjetrin, qiri i cili çohet ne shtëpitë e gjithsecilit, për të simbolizuar hyrjen e gëzimit dhe prosperitetit në atë shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026