“Logoja e Belos lëmsh. Bejko bazik. Veliaj me gabim logjik!” Analiza e sloganeve 

16 Prill 2023 | 14:13

Dizanjeri Agi Haxhimurati analizoi në një intervistë për Euronews Albania mesazhet e sloganeve të 3 kandidatëve kryesorë për bashkinë e Tiranës.

Ai tha se logoja e Belind Këlliçit në aspektin e dizajnit është një lëmsh i gjërave vizuale, që japin disa mesazhe të ndryshme,

“Duhet të njohim edhe shenjat e gishtave që janë një miks shenjash të cilat japin secila mesazhe të ndryshme. Duhet të kesh një fytyrë dhe ajo të mbahet mend. Nuk më është fiksuar asgjë nga pamja vizuale në këtë slogan”, tha Haxhimurati.

Slogani i Roland Bejko, për dizajnerin është bazik, por nuk ka theksuar siç duhet mesazhin që synon të përcjellë.

“Frymëmarrje për Tiranë” ky slogan nga ana tipografike është e kapur për fyti, fonti është i ngushtë, duhet të ishte frymëmarrja me të madhe, që të mbahet mend dhe më pas Tirana. Ti e di që për tiranën po garon”, u shpreh ai.

Slogani i PS, “Vetëm përpara kurrë mbrapa”, në fakt fillon me “Kurrë mbrapa vetëm përpara sipas tij.

“Historia ka treguar se ata që janë marrë me kundërshtarin nuk kanë dalë aq mirë. Në luksin që ka sot partia në pushtet, unë do ta injoroja kundërshtarin. Por këtu ka një lloj gabimi logjik, se tabela “Vetëm përpara” shkon djathtas, ndërsa këta janë parti e majtë”, shpjegoi dizajneri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian

Fundimi dhe Valbona, çifti nga Shijaku që prej shumë vitesh kujdesen për trëndafilat dhe i shesin ato në të gjithë Shqiperinë, tregojnë për hapat e...
18:32 | 23/12/2023

A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi konspiracion idenë se ai në pozicionin e kryetarit, ai ishte...
15:55 | 24/05/2023

Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen

Në vazhdim të devocionit që Ati i Shenjtë Papa Françesku ka për Martirizimin e kombit tonë, këto ditë Ati i Shenjtë i dhuroi Shqipërisë, përmendoren...
16:32 | 13/05/2023