Mjeku live në Tik-Tok nga salla e gjinekologjisë, denoncimi nga drejtori

17 Prill 2023 | 07:14

Një skandal i vërtetë është denoncuar të premten në Tetovë, përkatësisht në Spitalin e Gjinekologjisë, ku një nga mjekët specialistë ka xhiruar gratë në një nga sallat, madje i ka nxjerrë edhe live në TikTok, duke bërë një “ndeshje” me një person tjetër.

“Doktori nga Tetova del live në sallën e gjinekologjisë dhe pa pikë turpi i shfaq trupin dhe fytyrat grave në gjendje tmerruese, ky duhet dënuar. Kjo nuk tolerohet”, – shkruhet në videon që kanë xhiruar ndjekësit e që është shpërndarë me shpejtësi.

Ndërkohë, ajo që e bën më të rëndë këtë video janë britmat e grave që bërtasin nga dhimbjet e lindjes apo probleme të tjera shëndetësore.

Policia e Tetovës e ka arrestuar të premten pasmesnate një mjek anesteziolog në Spitalin e Tetovës, pasi kishte xhiruar një video nga Reparti i Gjinekologjisë, të cilën më pas e kishte postuar në rrjetin e videove të shkurtra TikTok.  Arrestimi i mjekut është bërë pas denoncimit të bërë nga vetë drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela, duke e cilësuar publikimin e videos si “të papranueshme”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, anesteziologu Valton Dervishi, 43 vjeç, është ndaluar në fshatin Odër të Tetovës.

“Për rastin është njoftuar prokurori publik, dhe pas dokumentimit të tij do të merren masa adekuate”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar ashpër incidentin me anesteziologun dhe ka kërkuar marrjen e masave nga institucionet përkatëse.

“Kërkesa për respektimin e të drejtave personale nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve. Në një kohë sa më të shkurtër do të thirren organet e Odës për shqyrtimin e rastit, dhe marrjen e veprimeve dhe masave”, është thënë në reagim.

“Mjekët janë të obliguar ta kryejnë profesionin e tyre me ndërgjegje dhe përgjegjësi, të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e të sëmurëve dhe të ruajnë besimin e tyre”, ka thënë mes tjerash Oda.

Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi qytetarët kanë kërkuar masa urgjente nga institucionet përkatëse, por edhe masa tjera për parandalimin e publikimeve të tilla që cenojnë privatësinë e njerëzve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024