Lamtumirë “Fantazma e Operas”, biletat për shfaqjen e fundit u shitën mbi 400 euro

17 Prill 2023 | 16:26

Pas 35 vitesh dhe pothuajse 14,000 shfaqjesh, perdja e shfaqjes operistike  “Fantazma e Operas” u mbyll mes duartrokitjeve në Teatrin Majestic në Nju Jork.

Ajo është shfaqja më jetëgjatë në historinë e Broadway.

 Biletat për shfaqjen e saj të lamtumirës u shitën për mbi 400 euro në internet. Por kjo nuk i pengoi 1600 spektatorët që mbushën vendin e parë për të parë performancën e fundit, e cila përfundoi me një ovacion duartrokitjesh dhe publiku u ngrit në këmbë.

 Muzikali i Andrew Lloyd Webber u shfaq premierë në vitin 1988 dhe është parë nga 20 milionë njerëz, duke fituar mbi 1.2 miliardë euro.

Produksioni vlerësohet të ketë punësuar 6500 njerëz, duke përfshirë 450 aktorë.

“Në ëndrrat tona  fëminore, nuk mund ta imagjinonim kurrë suksesin si Fantazma e Operas”, tha një nga bashkëpunëtorët e shfaqjes.

“Fantazma e Operas” vazhdon të shfaqet në Teatrin e Madhërisë së Saj në West End të Londrës dhe një version spanjoll i prodhuar nga Webber dhe Antonio Banderas do të shfaqet premierë në tetor në Madrid.

Bazuar në novelën e Gaston Leroux drama rrëfen historinë e një kompozitori të deformuar nje gjeni i cili strehohet në Shtëpinë e operas në Paris. Ai bie në dashuri me një soprano të re Kristine.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026