Spahiu kritikon kandidatët për krybashkiak: Pse s’ka më debate si ai Rama-Mustafaj?
Juristi Kreshnik Spahiu solli në vëmendje debatet politike mes Edi Ramës dhe Besnik Mustafajt në vitin 2000.
Sipas tij debatet politike sot dhe ballafaqimet e drejtpërdrejta për t’i prezantuar qytetarët me kandidatët mungojnë dhe mbizotëron dominimi i logos dhe kryetarit të partisë.
“Debatet drejtpërdrejtë me kandidatët kanë qenë ato të vitit 1999 kur Edi Rama debatonte me Besnik Mustafajn dhe pas 25 vitesh nuk kemi një fushatë zgjedhore e cila të ketë ballafaqim të kandidatëve drejtpërdrejtë sepse në zgjedhjet lokale është e domosdoshme ballafaqimi i drejtpërdrejtë sepse njerëzit duhet të votojnë kryeministrin e kryeqytetit dhe nuk duhet që vota të shkojë politikisht për partinë.
Ajo çfarë vë re është që janë eklipsuar kandidatët dhe përsëri dominojnë logot dhe krerët e partive. Unë ndjej keqardhje që hapet fushata elektorale me tone raciste ku kryeministri bullizon rivalin e Tiranës për ngjyrën e tij të lëkurës dhe kjo është e papranueshme dhe në thyerje të etikës totale të fushatës elektorale,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh