Kreshnik Spahiu propozon projektin: Të fillojë urgjentisht “Tirana e nëndheshme”

17 Prill 2023 | 22:03

Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se është urgjente të fillojë një projekt për Tiranën e nëndheshme.

Ai përmendi këtu nënkalimet, parkimet nëntokësore, kalimet underground ose në të kundërt, sipas juristit, brenda pak kohësh kryeqyteti do të kthehet në të pabanueshëm.

“Duhet një projekt afatgjatë dhe jo autobusë falas. E di si bëhet autobusi falas? Si ajo torta e pavarësisë që sa i thua janë falas shqyhen dyert aty. T’i japësh gjë falas shqiptarëve është e tmerrshme, e nxjerr në anarki, jashtë kontrollit.

Çështja është, për herë të parë duhet një konsensus kombëtar për ta shpëtuar Tiranën nga anarkia sepse do bëhet totalisht e pabanueshme dhe duhet të fillojë urgjentisht Tirana e nëndheshme,” – u shpreh Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTIU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026