Gjinekologia: Aborti ilegal mund të jetë fatal në 90% të rasteve
Gjinekologia Meral Yzeiri Ferati tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se në 90% të rasteve aborti ilegal mund të jetë fatal për jetën e vajzës.
Duke përjashtuar spitalet shtetërore që ndjekin një protokoll, ajo tha se spitalet private bëjnë ndërprerje të shtatzënisë, por ajo është e evidentuar dhe është legale. Ajo që është jo ligjore është aborti në institucione që nuk janë të kualifikuara.
“Ne i quajmë ato si aborte ilegale ose kriminele. Këtu është ajo pjesë ku duhet të vëmë theksin, që të mos arrihet deri këtu; sepse mos të them 100%, por 90% të rasteve mund të mbarojnë fatalisht për pacientin dhe kjo, sepse bëhen në kushte jo të përshtatshme dhe mund të realizohen nga persona jo të kualifikuar,” – u shpreh gjinekologia.
Shkalla e shtatzënisë së paplanifikuar tek adoleshentët në Maqedoninë e Veriut është 11% dhe është një nga më të lartat në Evropë. Për më tepër, shkalla e lindjeve te të miturat është 15.7 në 1000, që është pothuajse tre herë më e lartë sesa mesatarja prej 6 në 1000 lindje për vendet e Bashkimit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan