E kam puthur djalin tim në buzë dhe pse dikur isha kundër, stilistja flet hapur

18 Prill 2023 | 09:45

Stilistja Enxhi Valteri tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se e ka puthur djalin e saj në buzë edhe pse dikur ka qenë kundër.

Sipas saj të gjithë prindërit duhet të tregohen pak më tolerantë me këtë gjest, i cili në thelb tregon dashurinë për fëmijët.

“Megjithatë, unë personalisht…djali im është 6 vjeç, por kur ka qenë rreth 2 vjeç më ka puthur vetë në buzë dhe unë fillimisht kisha këtë kompleksin me veten, mos është gabim nga ana psikologjike, mos ai do të bëhet posesiv ndaj meje, mos ka atë figurën time gjithë kohën. Megjithatë vendosa me veten time se s’kemi pse ta kemi kaq strikte këtë gjënë dhe mund të jemi pak më tolerantë,” – u shpreh Valteri.

Puthja e fëmijëve në buzë i ndan prindërit në dy grupe: ata që e shohin si krejt normale që një prind të puthë fëmijën e tij në buzë dhe grupi i dytë, që e kundërshton në mënyrë kategorike një gjest të tillë.

Ekspertët thonë se në moshën 2-3 vjeçare fëmija e percepton veten si të ndarë nga prindërit dhe ata si të veçuar nga njëri-tjetri, si dhe fëmijët nga të rriturit. Kështu në këtë moshë, puthja e fëmijës në buzë mund të sjellë konfuzion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024