Nëna: Më plas shpirti për fëmijët, nuk kam mundësi as t’i kuroj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në lagjen 5 Maj të qytetit të Elbasanit në një shtëpi thuajse të boshatisur një nënë nuk vendos gjumë në sy. Ajo është Dallëndyshe Hakushi 43 vjece me dy fëmijë të sëmurë. Jeton me vjerrën dhe kunatin i cili është në karrocë me rrota. Djali prej 9 vitesh vuan nga hemofilia ndërsa vajza është me epilepsi. Me lot në sy, ajo tregon se si cdo ditë vuan duke i parë femijët në gjëndje të mjerueshme.

“Goca 23 vjeçe me epilepsi çuni me hemofilinë natë ditë me vigon nëpër duar, e me ilaçe për ditë.

U bë 9 vjet që bën kto ilaçe, kur është mirë i ben një herë ne javë ose në dy, kur është keq i bën perditë. I kanë thanë për operim ajo s’bëhet vit për vit, ka dy javë që nuk lëviz fare.

- Advertisement -

Shumë e vështirë po çfarë të bëj, goca s’më del te dera fare, as lëviz asgjë, siç e shikon aty. Jam një nënë që them pse o zot një nënë që qaj nate e ditë”, tha Hakushi.

Për Dallëndyshen problemet nuk kanë të sosur. Bashkëshorti në pjesën më të madhe të kohës është i papunë, e rrjedhimisht nuk mund të sigurojë kushtet më minimale për familjen.

“Edhe plaka me ilaçe me të gjitha, do të thuash marrin pension, ça pensioi me 60 mijë lekë nuk dalin as për… qeraja qera, tjetri vjen thotë dil jashtë, është rob i mirë n’a ka lënë prej fëmijëve po lekun në fund e do” 00:59

Aishe Hakushi edhe pse 78 vjeçe dhe e sëmurë nuk kërkon gjë tjetër veçse një shtëpi për nipërit e saj.

“Shumë dobët është nëna tek sheh fëmijët kështu. Për mua është shume e rëndë po çfarë të bëj. Ndihmë kërkoj të jenë kalmajt në shtëpi të vet se për të ngrënë si ta shtyjmë”, tha ajo.

Një familje me 6 antarë ku katër prej tyre janë të sëmurë shpresojnë çdo ditë që dikush t’i ndihmojë e të mos jetojnë në mëshirë të fatit.

LEXO GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Sëmundja e shkaktuar nga mushkonjat, humbin jetën 1 mijë njerëz në Bangladesh

Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur në Bangladesh si pasojë e një sëmundje që po përhapet me shpejtësi. Që nga janari, 1,017 njerëz kanë...

“Do zgjidhja gruan, jo fëmijën gjatë lindjes”- Gazmend Ujkashi: S’e vë në diskutim

Kozmetologu Gazmend Ujkashi tha në emisionin “Good Morning Albanians” se nëse do i duhej të bënte zgjedhjen e vështirë mes fejuarës dhe fëmijës së...

U zgjodh zv. president i UEFA, flet Duka: S’e kisha menduar kurrë, kush ma propozoi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, më 26 shtator u zgjodh Zëvendëspresident i UEFA-s në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë së...

TË FUNDIT

Krijoi spikeren virtuale Tokyo Tirana/ Bozo: Kushton më shumë se Rezar Xhaxhiu

Ideatorja e spikeres virtuale Tokyo Tirana në Euronews Albania, Gledis Bozo ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në “Good Morning Albanians”, për...

Heqja e vizave për Kosovën, kur fillon lëvizja e lirë e qytetarëve në Shengen

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Nga 1 janari qytetarët me pasaporta të Kosovës do të mund të udhëtojne pa viza. Ditën djeshme Ambasada e...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×