Vdes në aksident studenti shqiptar, makina u përplas ‘kokë më kokë’ me kamionin

18 Prill 2023 | 09:57

Një 19-vjeçar shqiptar i identifikuar si Adenajd Hoxha ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali.

19-vjeçari u përplas me një kamion teksa po lëvizte në rrugën interurbane që lidh qytetin ku banonte, Rovaton me Coccaglio.

Përplasja e tmerrshme ndodhi pasditen e të hënës, ku mjeti me të cilin lëvizte shqiptari u përplas “kokë më kokë” me një kamion.

Sipas hetimeve paraprake, djali ishte në timonin e një mjeti Ford Focus dhe po vazhdonte në drejtim të fshatrave të Rovatos. Teksa një moment dyshohet se ai ka kaluar në korsinë e kundërt duke u përplasur me një kamion, për shkak të mungesës së fushëpamjes në kthesë.

Duket se drejtuesi i kamionit u përpoq të shmangte goditjen, por nuk ia doli. Pas përplasjes me kamionin autovetura u përplas dhe me murin anësor të rrugës duke u shkatërruar plotësisht.

Dy mjetet janë ndalur rreth tridhjetë metra larg njëra-tjetrës. Shqiptari ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra pavarësisht ndërhyrjes për ta nxjerrë nga makina e shkatërruar.

 

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026