Bayern i beson historisë, Manchester City zbarkon në “Allianz Arena”
Champions League ka provuar se asnjë rezultat nuk është i sigurt në këtë kompeticion edhe kur avantazhi është me 3 gola më tepër. Diçka të tillë e beson Bayerni i Mynihut, i cili sonte në mbrëmje pret Manchester Cityn në shtëpi. Anglezët triumfuan 3-0 në shtëpi, ndërsa ndeshja e kthimit duke thjesht një vizitë në Mynih.
Deportiva La Coruna, Roma, Barcelona dhe Liverpool e kanë treguar më parë se çfarë do të thotë të përmbysësh një ndeshje në shtëpi, duke shtuar këtu se gjermanët këtë sezon të ligës së kampionëve nuk kanë asnjë humbje para tifozërisë së tyre. Mungesa e Hernandez dhe Neuer do të jetë problem për skuadrën e Tuhel, ndërsa miqtë vijnë me organikën e plotë. Anglezët cilësohen favoritë dhe për ndeshjen e kthimit, ndërsa gjykimi i është besuar francezit Klement Turpë.
Në ‘Chusepe Meaca’ Interi ndeshet me Benfikën, ndërsa kalimi i zikaltërve për më tej duke i sigurt. Në Lisbonë, zikaltrit e Simone Inzaghit fituan me rezultatin 2-0, me golat e Barelës dhe Lukakut, ndërsa nuk u lejohet hapi flas në shtëpi. Nga dy mungesa në secilën skuadër, tek miqtë me peshë është ajo e Draksler, ndërsa në dyshim tek Interi dhe De Vraj. Presioni i vazhdueshëm mbi Inzagin shton më tej sigurinë se zikaltrit do të jenë pjesë e gjysmëfinales, aty ku i pret Milani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi