Politikë apo hakmarrje? Gazetari zbulon prapaskenat e vrasjes në Shëngjin

19 Prill 2023 | 22:00

Gazetari Eni Ferhati zbuloi në emisionin Now në Euronews Albania dinamikën e ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj të mërkurë në Shëngjin.

Ai publikoi një foto që tregonte momentet e largimit të vrasësit të 50-vjeçarit me një motor me targa të huaja.

Autori, i cili ishte veshur si postier, ka hyrë në lokalin në pronësi të Nikulajt në momentin që brenda kishte edhe njerëz të tjerë, ndërkohë që askush nuk ka dyshuar pasi kanë menduar se ka qenë një postier që ka sjellë një pako. Ai ka qëlluar 6 herë në drejtim të 50-vjeçarit ndërsa dy plumba kanë rezultuar fatal për jetën e tij.

Një nga pistat ku po heton prokuroria lidhur me vrasjen e tij është aktiviteti politik. Por nëse i referohemi të shkuarës së tij  një pistë e mundshme është hakmarrja. Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllain dhe pas kësaj janë vrarë 2 persona nga fisi Palaj. Prej rreth 2-3 muaj ai lëvizte me automjet të blinduar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026