Veliaj me banorët e njësisë 7: Investimet e bashkisë rritën vlerën e pronës

20 Prill 2023 | 15:47

Fushatën për zgjedhjet e 14 majit, Erion Veliaj, kandidati i socialistëve për Tiranën po e vijon në grupe të vogla, duke u kërkuar kryeqytetasve t’i votëbesojnë për herë të tretë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.

Nga njësia 7, e njohur ndryshe si ish-Fusha e Aviacionit, Veliaj  u tha qytetarëve se investimet nga bashkia në zonë, kanë rritur vlerën e pronave të tyre.

“Sot, po të shohësh se si me zhvillimin e ish Fushës së Aviacionit dhe me hapjen e Astirit pas tre vitesh bllokim, krejt papritur e gjithë lagjja tjetër po konturohet dhe qyteti po rritet me të njëjtën shpejtësi, do të thotë që jo vetëm mund të ecim përpara, por edhe mund të mbajmë ritmin me zhvillimin e pjesëve të tjera të qytetit. Fakti që edhe gjysma tjetër që konsiderohej një xhep midis Lanës dhe Fushës së Aviacionit, sot është kantieri më i madh i zhvillimit dhe urbanizimit, flet vetë dhe mezi pres që ta vazhdojmë këtë punë dhe të ecim përpara”, tha Veliaj.

Ai u premtoi qytetarëve një fushatë paqësore, dhe pa tensione e inate me kundërshtarët politik, dhe se do të vijojnë me objektivin e tyre për të mbjellë sa më shumë pemë.

“Ju jam shumë mirënjohës! E di që fushata vjen më atë frymën e debatit. Parimi i kësaj fushate është, më mirë mbjellim pemë e paqe, sesa sherr e inat. Këtë gjë e bëjmë për dashurinë e komunitetit tonë, jo se kemi inat dikë tjetër. Kemi vendosur që ato shpenzime të fushatës t’i ndajmë. Patjetër, do bëjmë edhe veprimtari promovuese, por në pjesën më të madhe duam të mbjellim pemë. Kur shikoj ata që paguajnë 100 mijë euro stadiumin, ndërkohë flasin për varfërinë dhe të nxjerrin sytë për tërmetin dhe për pandeminë”, u shpreh krybashkiaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026