“Erion Veliaj ka marrë borxh nga qytetaret”, Muçi përplaset me Kadinë
Uji i pijshëm u bë temë diskutimi mes Besart Kadisë dhe Redi Muçit. Kadia e ka cilësuar meritë të kryebashkiakut faktin që një bankë ka pranuar t’i japë para një projekti për ujin e pijshëm që do drejtohet nga UKT.
Mirëpo Redi Muçi e ka kundërshtuar duke i thënë se uji ëhstë një element jetik që duhej të ishte bërë me kohë dhe se ajo që ka ndodhur është se Erion Veliaj ka marrë një borxh që do e paguajnë qytetarët, ndaj s’ka si të jetë meritë e tij.
Pjesë nga biseda
Besart Kadia: Kur unë them që një bankë ka besuar të japë kredi një projekti që është e UKT.
Redi Muçi: Po pse meritë e Erion Velisë është kjo?
Besart Kadia: Po patjetër se më parë ka qenë e dështuar.
Redi Muçi: Është një problem jetik i qytetarëve prej 30 vitesh. Erion Veliaj ka marrë borxh në emër të qytetarëve dhe kjo na qenka meritë e Erion Velisë.
Besart Kadia: Entuziazmi juaj për të kritikuar është më i madh se entuziazmi juaj për të ndryshuar për mirë qytetin. qyteti nuk menaxhohet me negativitet.
Redi Muçi: Me pozivitet që i hynë në punë vetëm oligarkëve është në kurriz të të gjithëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet