Programi i Arlind Qorit: Ujë falas për qytetarët e Tiranës, do taksojmë oligarkët

17 Prill 2023 | 22:04

Redi Muçi shpalosi për Euronews Albania detaje nga programi i partisë “Lëvizja Bashkë” e cila udhëhiqet nga Arlind Qori dhe në zgjedhjet e 14 majit kandidon vetëm për bashkinë e Tiranës.

Ai tha se do bëhet e mundur që të ketë ujë të pijshëm falas dhe se mënyra për ta bërë këtë është të taksohen oligarkët të cilët kanë disa shtëpi.

“Do devijojmë nga modeli ku 20% e bushetit të bashkisë vjen nga taksa 8% e kullave sepse është e paqendrueshme dhe do duhet të shtrihemi në mënyrë harmonike në periferi. çfarë do bëjmë me këto kulla që për më tepër janë bosh. Aty një person ka 10 apartamente sepse kanë parkuar paratë e krimit dhe të korrupsionit.

Ata zotërinjtë që kanë pronësi 10 apo 15 kulla, për ta duhet të ketë një taksim progresiv të shtëpisë së dytë e të tretë. Do jetë ky modeli i cili do financojë të gjitha propozimet e tjera që kemi ne për të cilat ka nevojë Tirana. Qoftë për shkolla të reja, transportin publik, për planin urbanistik, për hapësirat publike, ujin e pijshëm që është një nga problematikat më të mëdha”,-tha Redi Muçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026