U arrestua me Rrajën, “Çupja” kërcënoi biznesmenin për tenderin 1 mln euro

20 Prill 2023 | 16:06

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Luis Konomi i shpallur në kërkim për kërcënimin e biznesmenit që të tërhiqej nga tenderi.

Luis Konomi, njëri nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin e Cërrikut Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi i druve që fitoi nga Bashkia e Tiranës, është arrestuar nga policia.

Luis Konomi ka qenë së bashku me Ramazan Rrajën, i cili u arrestua te ura e Gjoles në Fushë Krujë. Të dy kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Luis Konomi së bashku me Edmir Bocin kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.

Konomi dhe Boci ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin në tender Eral Myftaraj.

Më herët gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg per Edmir Bocin dhe Algert Cani dhe arrest shtëpie per Shaqir Alcanin. Seanca u zhvillua pa praninë e medias.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026