Gazetari: Hapja e fushatës së Berishës, e gabuar në mesazh dhe përmbajtje

20 Prill 2023 | 16:25

Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha shpenzoi 100 mijë euro për mitingun në stadiumin Air Albania.

Sipas tij, hapja e fushatës nga Berisha ishte e gabuar në mesazh dhe përmbajtje, pasi nga njëra anë ai flet për varfëri të shqiptarëve dhe nga ana tjetër shpenzon shifra marramendëse për një spektakël.

“Ajo që ndodhi me PD dhe Metën në stadium ishte shfaqje e organizuar keq në shumë aspekte; e para se Berisha ishte lënë të fliste i fundit, kjo tregon se revolucioni ka dështuar se edhe demokratë nuk kanë nerva të rrinë të presin 6 orë, doktori e di këtë ndaj edhe revolucioni ka mbetur në vend. Dy lajme kishte; braktisja e Berishës kur mori fjalën, dhe moralin kur flet për varfëri dhe shkon shpenzon mbi 100 mijë euro për një shfaqje spektakolare në stadium. Për mua hapja e fushatës së Berishës i gabuar në mesazh dhe përmbajtje”, tha Muça.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024