“S’reaguan për vrasjen në Shëngjin”, Burimi: I habitur nga heshtja e ndërkombëtarëve
Gazetari Genc Burimi, i ftuar Euronews Albania tha se kryeministri Rama, apo një anëtar i qeverisë duhet të kishte shkuar patjetër në Shëngjin, vend ku një ditë më parë ekzekutua biznesmeni dhe eksponenti i politikës, Ardian Nikulaj.
Sipas tij këto krime në kohë të fushatës elektorale duhet të shikohen më me vëmendje dhe politika duhet të qetësojë publikun e gjerë. Gjithashtu ai tha se është I habitur nga heshtja e ndërkombëtarëve për këtë ngjarje.
“Në këtë moment fushate duhet të kishte shkuar një anëtarë i qeverisë, në mos vetë Kryeministri, për të treguar që jemi në fushatë dhe këto lloj krimesh nuk tolerohen. Gjithashtu duhet të ndryshojë legjislacioni, siç vihen çmime për kapjen e kriminelëve të mëdhenj, të vihen çmime për të zbuluar krimet në kohë zgjedhjesh elektorale.
Jam habitur nga heshtja e ndërkombëtarëve nga OSBE, nga ODIHR-i, duhen mesazhe për qetësi që të qetësohen gjakrat, që të qetësohet publiku. Ndërsa në Shqipëri e vetmja deklaratë ishte ajo e Spiropalit, një deklaratë surrealiste”,-tha Genc Burimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset