“30 vjet i shkojnë nga mbrapa”, Bushati: Berisha opozitë reale, LSI parti e lëngshme

20 Prill 2023 | 21:55

Gazetari Andi Bushati i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se ndaj Sali Berishës po bëhet një krim. Sipas tij, ai është opozita reale pasi prej 30 vitesh ka një shumicë njerëzish të opozitës që e ndjekin nga mbrapa.

Për këtë arsye Bushati thotë se ndaj ish-kryeministrit është duke u bërë krim, pasi strukturat qeverisëse nuk e lejuan atë të futej në zgjedhje më vete.

“Kur flas për opozitë reale, nuk e kam për LSI-në, ajo nuk ka qenë një parti e ngurtë por e lëngshme, njëherë LSI njëherë Parti e Lirisë, kur flas për opozitë reale e kam për Sali Berishën. Mua ndonjëherë më duket idiotësi se si  ca njerëz për 30 vite i shkojnë si të marrë nga mbrapa, po kush jam unë që t’i gjykojë, atij i shkojnë dhe i shkojnë në një shumicë dërrmuese.

Tani këtij njeriu që i shkojnë shumica e opozitarëve, del një regjim i Edi Ramës me një gjykatës, me një KAS, me një KQZ dhe i thonë “jo ty të duan shqiptarët, por ne nuk të duam në opozitë”, ky është krimi që po bëhet”,-tha Andi Bushati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026