Vrasja e biznesmenit, Ngjela: S’është politike, socialistët s’i bëjnë këto goditje

21 Prill 2023 | 16:12

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Euronews Albania, tha se vetëm pasi të bëhen hetimet dhe të zbulohet autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, do të kuptohet nëse kjo vrasje ka qenë për gjakmarrje, për borxhe, konkurrencë apo për arsye politike.

Sipas avokatit edhe pse nuk e përjashton si pistë, shanset që ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin të ketë ndodhur për arsye politike janë të pakta. Sipas tij nëse është e vërtetë që viktima mbështeste opozitën, Partia Socialiste nuk mund të ketë qenë organizatorja e këtij, krimi pasi siç thotë avokat, ajo e ka të sigurt fitimin e zgjedhjeve.

“Kjo është çështje hetimore, nuk është çështje politike. Pasi të shikojmë identitetin e autorit, atëherë do nxjerrim konkluzionin nëse është vrasje për hakmarrje, për problem ekonomik, për konkurrencë ekonomike dhe në fund fare vjen ajo që thoni ju.

Vetëm në rast se kanë të dhëna. Ky ndihmonte Partinë Demokratike. Duhet të keni parasysh një gjë, nuk i bëjnë socialistët këto lloj goditjesh sepse i kanë të sigurta zgjedhjet. Nuk e kanë të nevojshme të kryejnë këto akte kështu që kjo është shumë e largët si mundësi”,-tha Spartak Ngjela.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024