“Serbët janë bërë aleatë të Rusisë kryesisht prej Kosovës”, Vesna Peshic: Ja pse
Politikanaja serbe Vesna Peshic tha se Vuçiç e ka të vështirë të thotë diçka kundër Rusisë, pasi ai e ka propaganduar atë për shumë kohë.
Peshic tha për emisionin “Balkan Talk”, në Euronews Albania se shteti serb është përpjekur gjithnjë të kënaqe Rusinë, pasi kjo e fundit do e kundërshtonte futjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara
“Që rusët i kane ndihmuar serbët ne histori, jo është një çështje historike. Por e kujtoni që edhe në vitin 1948 Tito e dëboi Rusinë në situatën më të vështirë. Por, sidomos Serbia dhe Mali i Zi janë të lidhur me Rusinë. Por, ju thashë se problemi ishte qe për shumë kohë Vuçiçi e propagandoi shumë rusofilinë në Serbi. Dhe tani nuk e ka të lehtë të fillojë të thotë diçka kundër Rusisë.
Ky është një lloj hutimi sepse ishte mes dy zjarresh, duhet të them që Vuçiçi ishte 90 herë më i vështirë se Putini. Ju e dini që Dodiç mori një dekoratë nga Putini, para kësaj situate të vështirë të luftës në Ukrainë.
Gjithashtu, kemi naftën, gazin, i shesim fara Rusisë, sepse jemi përpjekur gjithmonë ta kënaqim Rusinë, sepse ajo do të kundërshtojë nëse Kosova arrin ndonjëherë të futet në Kombet e Bashkuara”,-tha politikanja serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset