Pse të rinjtë po goditen me thika? Psikologia rendit disa nga shkaqet kryesore

22 Prill 2023 | 15:19

Psikologia Arjana Muçaj tha se një nga arsyet se pse të rinjtë kanë filluar të bëhen gjithnjë e më shumë agresiv është edukimi.

E ftuar në Euronews Albania ajo tha se ne si shoqëri nuk po i kushtojmë më shumë rëndësi se çfarë bëjnë fëmijët jashtë shkollës dhe se sa të zënë me aktivitete janë ata. Sipas psikologes kalimi i kohës jo në mënyrën e duhur, shpesh i shtyn fëmijët drejt sjelljeve të tilla që mund të bëhen të dhunshme.

“Ne si shoqëri kemi filluar të mos interesohemi shumë se çfarë ndodh me të rinjtë jashtë sistemit arsimor. Si është jeta e tyre kulturore, sa i ndjekin aktivitetet. Kjo tregon edhe se sa të varfër janë të rinjtë në këtë drejtim. Kjo është një formë e çlirimit të agresivitetit, gjë që i bën ata të shfaqin këto shenja dhune. Janë të rinj që kanë më shumë kohë dhe hapësirë në dispozicion që nuk kanë të bëjnë me edukimin e tyre, por kanë të bëjnë me atë që ne e quajmë shpesh herë të shpenzuarit të kohës jo në mënyrën e duhur”,-tha psikologia Arjana Muçaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg

Eksperti i It, Besmir Semanaj ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth “përplasjes në kafaz” të...
14:32 | 08/08/2023

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët

Xhelal Neziri, gazetar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka...
11:30 | 02/08/2023

Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Estref Agalliu, kontrollor i transportit publik në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht se Unioni i Transportit Publik në Tiranë dha...
11:53 | 01/08/2023