Pronari i “Erzenit” rrëfen vështirësitë: Në fillim i çoja produktet me kalë në Berat

22 Prill 2023 | 18:56

Isuf Begaj, themelues i kompanisë “Erzeni”, rrëfeu në emisionin “Real People” në Euronews Albania se si nisi gjithçka për ngritjen e kompanisë së tij.

Ai tha se pas rënies së sistemit komunist arriti që me një lopë t’i shtonte dhe t’i bënte 10 krerë, çka i lindi idenë për hapjen e një baxhoje. Ai tha se vitet e para ishin shumë të vështira, por me vendosmëri arritën t’ia dilnin të zhvilloheshin.

“Djemtë ishin të vegjël, vetëm njëri u angazhua pak në punë. Duke u rritur u angazhuan të gjithë në punë, edhe më i vogli që ishte 10-vjeç. Duhej që produktin ta shpërndanim, fillimisht unë bleva një karro për ta tërhequr me kalë dhe me atë unë shkoja deri në Berat, i hidhja karros bidonat dhe i transportoja.

Më vonë në ‘96-ën kam marrë makinën e parë, e cila u bë heroinë. Mblidhnim qumështim me kalin dhe makinën dhe e sillnim në baxho, dhe më pas e shpërndanim dyqn më dyqan. Ikëm nga merkata dhe fillonim të shpërndanim vetëm në dyqane

Kishte shumë raste që më thoshin njerëzit që jeni të çmundur por vendosmëria jonë për të ecur drejt të ardhmes ishte e pashmangshme. I pranonim të gjitha por ne ishim të vendosur të vijonim”, tha ai.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026